Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës.
Qeveria në mbledhjen e radhës edhe pse kishte në rend dite nuk ka vendosur për emërimin e drejtorëve në bordet e tri ndërmarrjeve publike.
Me vendim të kryeministrit, Ramush Haradinaj këto pika largohen nga rendi i ditës për të diskutuar në mbledhjen e ardhshme.
Në rend dite ishin: Shqyrtimi i propozim vendimit për emërtimin e drejtoreve në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujitjes Drini i Bardhë Sh.A Pejë; Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për emërimin e drejtorive në Bordin e Kompanive Rajonale të Ujitjes Radoniqi-Dukagjini Sh.A. Gjakovë dhe Shqyrtimi Propozim-vendim për emërtimin e drejtorive në Bordin e Kompanisë Rajonale të ujësjellësit Radoniqi Sh.A Gjakovë.