Qeveria bën gati ligjin për veten, a do të zvogëlohen ministrat e zv/ministrat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Qeveria bën gati ligjin për veten, a do të zvogëlohen ministrat e zv/ministrat

22:08 | 14 Prill 2019

Tashmë është gati DRAFT-Projektligji.

Krahasimi mes Qeverisë enorme të Kosovës prej 22 ministrave dhe asaj modeste të Zvicrës që nuk kalon as në 10 së shpejti mund të jetë i pavlefshëm.

Tashmë është gati DRAFT-Projektligji i cili rregullon riorganizimin-funksional të Ekzekutivit.

Njëri nga opsionet është që pas miratimit të këtij dokumenti Kosova të ketë 13 Ministri me nga dy zëvendësministra, njofton Klan Kosova.

Me këtë dhe secilin version tjetër dikasteret qeveritare do të zvogëlohen në numër, duke u shndërruar në departamente në Ministrisë që mbesin.

Kordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, thotë se në këtë Projektligj deri në dorën finale do inkorporohen dhe propozimet e palëve tjera të kyçura në Proces

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!