Qeveria e emëron drejtorin e ri të Policisë së Kosovës

11:15 | 08 Mars 2023

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës është Gazmend Hoxha. Ai është emëruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Një ndër institucionet më të larta të sigurisë në vend pas gjashtë muajve pritet të ketë një udhëheqës.

Hoxha, i cili deri më tani mbante pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, ka marrë sot besimin e kryeministrit Albin Kurti për ta drejtuar policinë për një mandat të plotë me mundësi vazhdimi.

Kush është Gazmend Hoxha?

Gazmend Hoxha prej kohësh mbanë pozitë të lartë në Policinë e Kosovës. Hoxha është Drejtor i Departamentit për Operacione dhe njëherësh një ndër zyrtarët policorë të vlerësuar shpesh herë në kuadër të këtij institucioni.

Para shumë vitesh, kur ministër i MPB-së ishte i ndjeri Bajram Rexhepi, Hoxha ishte caktuar në pozitën Ushtrues Detyre të ndihmësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për Hetime, nga pozita e Ushtruesit të Detyrës, të kryesuesit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar.

Që nga muaji gusht i vitit 2022, Policia e Kosovës mbeti pa drejtor pas dorëheqjes së ish-drejtorit të PK-së, Samedin Mehmeti.

Ai u vlerësua si më i miri nga britanikët. Kandidati, Gazmend Hoxha është renditur i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë.

Emri i tij është bërë publik nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Komento: