Fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Evropës, gjatë së mërkurës, ka ngjallur debat si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
Për deputetin e Partisë Socialiste, Denis Deliu, ai fjalim ishte i duhuri.
Kështu pretendoi ai derisa beson që “do të vjen koha, kur të kuptohet si i duhuri nga të gjithë”, ndonëse statistikisht pretendon se 90 për qind e shqiptarëve dhe evropianëve e mbështetën fjalën e Ramës ku mbrojti luftën e Kosovës, duke e argumentuar se nuk ka fakte për pretendimet e Dick Martyt për trafikim organesh.
“Nuk e di pse Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë qëndrim për këtë fjalim”, ka vazhduar ai.
Sipas tij, ekzekutivi kosovar duhet të sqarohet karshi këtij fjalimi, pasi i njëjti ishte në të mirë të luftës së UÇK-së, dhe Qeveria e Kosovës nuk mund të heshtë, por të bëhet unik me Shqipërinë në këtë temë.
Kujtojmë se Kryeministri Albin Kurti, në ditën e fjalimit të Ramës në KiE, në pyetjen e gazetarëve për këtë çështje, tha që “s’e kam dëgjuar fjalimin e Ramës, por s’mund të mbrosh Kosovën pa adresuar krimet e Serbisë”.
Ndërkohë, që kundërshtari i Ramës, në Shqipëri, Sali Berisha e ka quajtur skandaloz fjalimin një orësh në Këshillin e Evropës.