Qeveria e Kosovës e ndihmon Preshevën për vërshime

14:16 | 22 Qershor 2021

Qeveria e Kosovës pritet që sot të vendosë për ndarjen e mjeteve financiare si ndihmë Preshevës, për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e ndodhura atje më 27 maj.

Ky vendim erdhi pak ditë pasi të njëjtën gjë e bëri Komuna e Prishtinës, asamblistët e së cilës votuan që Preshevës t’i dhurohen 50 mijë euro.

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme të Qeverisë mbetet të shihet se cila është shuma që do ndahet nga ekzekutivi.

Komento: