Qeveria e Kosovës i jep dy milionë euro Luginës së Preshevës, për promovimin e të drejtave të shqiptarëve.
Një memorandum bashkëpunimi është nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve. Kjo po vlerësohet pozitive, por e pamjaftueshme. Ndihmë financiare, ky Këshill pret të marrë dhe nga Qeveria e Shqipërisë.
Shumën prej dy milionë eurove, që do të ndahet e ka konfirmuar vetë Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, i cili ka treguar edhe si do të shpenzohen ato.
Mustafi ka thënë për RTV Dukagjini se “Qëllimi i këtij memorandumi është ruajtja e mbrojta e identitetit kombëtar shqiptar, mbrotja e trashigimisë kulturore është i përcaktuar për të gjitha fushat ku ka interes kombëtar”.
Ai tregon që të njëjtën ndihmë janë duke e pritur edhe nga Shqipëria.
Gjithashtu ka thënë se “Jemi edhe në bisedime me Qeverinë e Shqipërisë që ky fond të rritet dhe është hera e parë që në këtë formë në mënyrë të drejtpërdrejtë bëhet përkujdesja institucionale të Republikës së Kosovës për shqipëtarët e Luginës së Preshevës”.
Ndërsa, Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë po thotë se ky bashkëpunim është pozitiv ndonëse jo i mjaftueshëm.
“Kjo ndihmë mbetët ndihmë improvizuese në kuptimin e një ndihme materiale por që nuk shoqërohet me një plan dhe program i cili do t’i përkufizonte dhe përcaktonte prioritetet”.
Më 12 tetor, Qeveria e Kosovës ndau 35 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar, mjete të cilat janë përdorur për aktivitete lobuese jashtë Serbisë.