Qeveria e Kosovës mblidhet në ora 14:00

09:25 | 22 Janar 2019

Sot në ora 14:00 do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se sot me fillim prej orës 14:00, Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt.

Në njoftimin për media nuk është bërë e ditur se për çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje, por a do të diskutohet për taksën kjo mbetet të shihet.

Kujtojmë se sot me ftesë të kryeparlamentarit Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett do të takohen dhe do të bisedojnë për taksën.

Komento: