Qeveria e Kosovës ndan 100 euro shtesë për pensionistët – për muajin nëntor

11:35 | 27 October 2021

Miratohet pagesa shtesë prej 100 euro për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar pika e propozim vendimit për aprovimin e pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shuma shtesë është 100 euro dhe do të marrin mbi 300 familje të vendit që janë në skemën pensionale të shtetit.

“Ministria e Financave në kuadër të Pako së Rimëkëmbjes për pensionet dhe familjet me asistencë ka propozuar në ndarjen e ndihmës financiare prej 30 milionë euro. Kjo është mbështetje e kategorive më të cenueshme për të përballuar koston më të shtrenjtë të jetesës”.

“Me nga 100 do të ndahem për secilin përfitues pensioni nga skemat pensionale, këto do t’u ndahen më shumë se 300 mijë familjeve në Kosovës. Këtu hyjnë 200 mijë pensionistë, 50 familje të kategorive të dala nga lufta, 20 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 30 mijë përfitues të pensioneve nga kategoritë e tjera. Me këtë ndihmë jemi në linjë me shtetet që janë shumë më të zhvilluara se ne”, ka thënë Murati.

Komento: