
Donika Gërvalla, ministrja e Jashtme ka njoftuar sot se përmes një letre drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos ka thënë se Qeveria është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin.
Ministrja Gërvalla ka shkruar se në Kushtetuese do ta dërgojnë një draft-statut të përgatitur nga Qeveria e Kosovës dhe jo draft-evropian.
“Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimi e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serbe të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e ministres.
Shkrimi i plotë: