Qeveria e re paraljmëron ndryshimin e buxhetit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Qeveria e re paraljmëron ndryshimin e buxhetit

09:49 | 06 Shkurt 2020

Puna e parë e qeverisë së re është buxheti, paralajmërohet ndryshimi i tij.

Përkundër që Qeveria në detyrë la një projektbuxhet të gatshëm, atë do ta ndryshoj qeveria e re, e udhëhequr nga Albin Kurti. Madje, vet kryeministri tha se do të jetë puna e parë e qeverisë.

Puna e parë me të cilën Qeveria e Albin Kurtit do të merret, është buxheti i këtij viti.

“Njëkohësisht mund të them që kemi pas vetëm një mbledhje të qeverisës deri më tani, atë të mbajtur dje, ceremoniale. Do të kemi një tjetër që do t’i trajtojmë çështjet e tjera. Por prioritet i yni tash në këtë fazë është projektligji për buxhetit 2020, plani i punës qeverisës dhe programi qeverisës”, deklaroi Kurti.

Projektbuxheti për vitin 2020 i hartuar nga qeveria Haradinaj e që gjendet në Ministrinë e Financave mund të ndryshohet nga Qeveria Kurti.

Kështu pohon ish Ministri i Financa, Lulzim Rafuna.

“Ne kemi përgatitur buxhetin për strukturën me 21 ministri. Tani me ardhjen e Qeverisë së re nuk ka asnjë pengesë ligjore që buxheti të rishqyrtohet”, deklaroi Lulzim Rafuna.

Rafuna ka shtuar se buxheti duhet sa më shpejtë të shkojë në Kuvendin e Kosovës për aprovim në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të pagesave.

Ndërsa profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa deklaron se struktura e re e ministrive nënkupton edhe ndryshimet në draft buxhet.

“Vet fakti që Qeveria e re do të ketë një strukturë të re të ministrive dhe ka proklamuar disa ndryshime në politikat ekonomike. Patjetër që ky draft do të ndryshohet. Është i mirëseardhur që është përgatitur një draft, por qeveria e re do ta merr atë draft dhe do ta ristrukturojë në bazë të situatës së re dhe ristrukturimit të ministrive”, deklaroi Muhamet Mustafa.

Kryeministri Kurti ka premtuar se në mandatin e tij buxheti i Kosovës do të shënojë rritje deri në 3 miliardë.

Komento: