Qeveria e shfuqizon vendimin e Haradinajt për pagat

10:33 | 12 Shkurt 2020

Merret vendim, qeveria e shfuqizon vendimin e Haradinajt për pagat.

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që ka nisur pak minuta më parë.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.

Ky vendim për uljen e pagavë do të prek edhe sektorin gjyqësor.

Komento: