Qeveria emëron dy anëtarë të bordit të drejtorëve të KRU “Prishtina”

13:28 | 24 Janar 2024
qeveria-emeron-dy-anetare-te-bordit-te-drejtoreve-te-kru-“prishtina”

Qeveria e Kosovës sot ka marrë endim për emërimin e dy drejtorëve të bordit të ndërmarrjes publike KRU “Prishtina”.

Me shumicë votash ka kaluar propozimi i kryeministrit Albin Kurti që Bashkim Pllana të emërohet kryesues dhe Fato Budeci anëtar.

Kurti tha se në këtë konkurs kanë aplikuar 21 kandidatë, ku komisioni e ka zgjedhur listën e ngushtë prej 9 kandidatëve, ndërsa komisioni për shqyrtimin e ankesave i ka pranuar katër prej tyre.

Ai tha se nga katër ankesa, një është pranuar e që pastaj komisioni rekomandues, pas mbajtjes së intervistave me 10 kandidat, i ka rekomanduar listën përfundimtare prej shtatë kandidatëve, ku vetëm dy prej tyre morën pozita.

Komento: