Qeveria emëron zëvendësministrin e tretë të shëndetësisë

20:24 | 13 Gusht 2020

Luan Gola emërohet zëvendësministër i shëndetësisë.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook ka konfirmuar vetë emërimin e tij.

“Në këtë kohë të pandemisë do të përpiqem që të ofroj gjithë përvojen time profesionale në funksion të shëndetit të popullatës dhe përkrahjen e masave të ndërmarra nga Ministri Zemaj dhe stafi tij”, ka shkruar ai.

Para Golës, në këtë ministri zëvendësministra ishin emëruar edhe Pjetër Ndou nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Resul Makreshi nga minoritetet.

Emërimi i Golës si zëvendësministër në ministrinë e udhëhequr nga bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj, vjen në kohën kur në Kosovë po regjistrohen vazhdimisht shifra të larta të rasteve të reja me COVID-19.

Deri tash në vend janë regjistruar gati 11 mijë të infektuar e janë rreth 4000 raste aktive. 373 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Komento: