Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, kryeministri i ri i Kosovës do të jetë Albin Kurti.
Kryeministri në ardhje për një gjë nuk duhet të gajlohet.
Qeveria e kryeministrit aktual Ramush Haradinaj është përkujdesur që veturat e qeverisë të jenë të pastërta për një vit.
Dhe, për këtë shërbim qeveria do të paguaj 7 286 euro, shkruan ORAinfo.
Qeveria në shkuarje ka përzgjedhur kompaninë fituese të tenderit të titulluar “Larja e automjeteve zyrtare”.
Zyra e Prokurimit në Kryeministri ka përzgjedhur kompaninë “Spinoza” që sipas njoftimit për dhënien e kontratës nga KRPP, kjo ka qenë kompania me çmimin më të ulët.
Kontrata për këtë shërbim pritet të nënshkruhet në ditët në vijim. /ORAinfo/