Qeveria Haradinaj kujdeset t’ia pastrojë veturat kryeministrit në ardhje Albin Kurtit

13:48 | 29 Tetor 2019

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, kryeministri i ri i Kosovës do të jetë Albin Kurti.

Kryeministri në ardhje për një gjë nuk duhet të gajlohet.

Qeveria e kryeministrit aktual Ramush Haradinaj është përkujdesur që veturat e qeverisë të jenë të pastërta për një vit.
Dhe, për këtë shërbim qeveria do të paguaj 7 286 euro, shkruan ORAinfo.

Qeveria në shkuarje ka përzgjedhur kompaninë fituese të tenderit të titulluar “Larja e automjeteve zyrtare”.

Zyra e Prokurimit në Kryeministri ka përzgjedhur kompaninë “Spinoza” që sipas njoftimit për dhënien e kontratës nga KRPP, kjo ka qenë kompania me çmimin më të ulët.

Kontrata për këtë shërbim pritet të nënshkruhet në ditët në vijim. /ORAinfo/

Komento: