Qeveria ‘Haradinaj’ ndan 390 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së

09:45 | 26 April 2019

Arka e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së është mbushur me para.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 390 mijë eurove për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se 390 mijë euro u ndahen Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së.

“Të aprovohet pjesërisht 390 mijë euro për shoqatën e veteranëve, këto mjete ndahen nga kategoria e mjeteve rezervë”, tha Haradinaj.

Komento: