Qeveria ‘Haradinaj’ s’ka ligj

08:23 | 29 May 2019

S’ka ligj për qeverinë ‘Haradinaj’.

Ndonëse hartimi i ligjit për Qeverinë ka nisur që prej vitit të kaluar, ai ende nuk ka përfunduar tërësisht dhe nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës për miratim. Ky projektligj, që është në hartim e sipër, do ta përcaktojë një numër standard për ministritë, zëvendësministrat dhe këshilltarët në Qeverinë e Kosovës. Mirëpo ende nuk është bërë e qartë nëse ndryshimet në të do ta përfshijnë Qeverinë aktuale, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Opozita, por edhe njohës të çështjeve politike në vend theksuan nevojën për një ligj të tillë, që sipas tyre do ta rriste produktivitetin në Qeveri, por edhe do ta kursente buxhetin e Kosovës me zvogëlim të stafit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi, ka thënë për “Zërin” se projektligji ende është në diskutim dhe pritet që pas përfundimit t’i vijë Kuvendit në seancë për miratim.

Mirëpo Isufi theksoi se ende nuk është vendosur nëse zbatimi i këtij ligji do të nisë me qeverinë “Haradinaj”

Komento: