Qeveria i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës

19:38 | 18 December 2024
qeveria-i-ben-thirrje-be-se-t’i-heq-masat-ndaj-kosoves

Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heq masat sa më parë dhe plotësisht duke thënë se nuk ka asnjë arsye valide që ato të jenë në fuqi.

Deklarata e Qeverisë pasoi miratimin e konkluzioneve të ministrave të BE- së ndër të cilat thuhet se BE-ja gradualisht do t’i heqë masat ndëshkuese paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të depërshkallëzuar tensionet në veri.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se Kosova nuk i ka inicuar tensionet në veri.

“Republika e Kosovës nuk i ka inicuar tensionet në veri. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme të grupeve kriminale dhe strukturave të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia. Prej vendojes së masave ndaj Kosovës, vendi ynë ka qenë target i dy sulmeve të mëdha terroriste. Fillimisht në Banjskë të Zveçanit, me 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës. Dhe pastaj me 29 nëntor 2024 në Zubin Potok ku cak ishte infrastruktura kritike. Sulmi i parë kishte për qëllim ankesimin e veriut të vendit. Ndërkaq sulmi i dytë kishte për qëllim ndërprerjen apo vështirësimin e shërbimeve esenciale dhe çrregullimin e jetës shoqërore e qytetare, institucionale dhe ekonomike. Në anën tjetër, Republika e Kosovës e ka përmbushur anën e saj të dakordimit të Bratislavës. Ka 6 muaj prej kur z. Borrell ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës. Ka kohë që nuk ka më asnjë arsye valide që masat të jenë në fuqit. Ne i bëjmë thirrje BE-së që të heq masat sa më parë dhe plotësisht, bazuar në situatën aktuale në terren dhe rekomandimit të ish Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell. Dhe të kthej shikimin kah Serbia e cila vazhdimit ka pasur sjellje agresive ndaj Kosovës dhe është burim i tensioneve për gjithë rajonin.”, tha Kryeziu për rtv21.

 

 

Komento: