Qeveria i qet në shtije disa vetura zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë

11:14 | 09 November 2022

“S’po përdoren”, Qeveria i qet në shtije disa vetura zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë i ka hedhur në shtitje disa vetura zyrtare të cilat janë konsideruar të papërdorshme dhe jashtë funksionit të këtij dikasteri, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim po merret me qëllim të “menaxhimit efektiv ekonomik dhe të mbrojtjes së pasurisë jofinanciare”.

“Duke qenë se shumë nga këto automjete nuk janë në përdorim dhe kanë krijuar barrë për mirëmbajtjen e tyre, dhe me qëllim të menaxhimit më efektiv ekonomik dhe të mbrojtjes së pasurisë jofinanciare, Ministria e Ekonomisë ka propozuar që përmes ankandit publik, të njëjtat të vihen në shitje”, tha Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se këto vetura i kanë identifikuar si problem, dhe sipas saj, ato “nuk përdoren, por kirjojnë shpenzime të panevojshme”.

Komento: