Qeveria i reagon Hotit për kritikat ndaj kryeministrit Kurti.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka reaguar ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili rregullisht po shfaq kritika ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti lidhur me qeverisjen dhe politikëbërjen.
Kryeziu, i ka renditur shtatë pika, të cilat sipas tij qëndrojnë por që është vet deputeti Avdullah Hoti i cili vie nga radhët e LDK-së, ai që është i pakënaqur, përcjell klankosova.tv.
“Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?
1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?
2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj?
3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend?
4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni?
5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët
6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit?
7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?”.