Qeveria kërcënon ta ndalojë futbollin pasi futbollisti theu rregullat e karantinimit

13:08 | 11 August 2020

Futbollisti theu rregullat e karantinimit, qeveria kërcënon ta ndalojë futbollin.

Qeveria skoceze ka kërcënuar të “ndalë” sezonin e Premiershipit pasi Boli Bolingoli i Celtic ka thyer rregullat e karantinës së koronavirusit.

Bolingoli udhëtoi për në Spanjë para se të luante në barazimin 1-1 të Celtic kundër Kilmarnock të dielën – diçka që klubi nuk ishte në dijeni deri pas ndeshjes.

Mosrespektimi i Bolingolit erdhi vetëm disa ditë pasi udhëtimi i Aberdeen në St Johnstone u anulua për shkak të dy lojtarëve të tyre që testuan pozitiv për koronavirus.

Tetë lojtarë të Aberdeen më pas kërkuan falje publike për shkeljen e udhëzimeve duke vizituar një bar pas humbjes së tyre të ditës së parë ndaj Rangers më 1 gusht.

Këto raste kanë bërë që qeveria skoceze të kërcënojë Federatën e Futbollit se do ta ndalojë futbollin në rast se vazhdohet mosrespektimi i masave.

Komento: