Qeveria kroate: Ministri ka lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë

11:55 | 11 Nëntor 2023
qeveria-kroate:-ministri-ka-lendime-te-renda,-por-eshte-jashte-rrezikut-per-jete

Zëdhënësi i Qeverisë së Kroacisë, Marko Miliq, ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Mario Bonozic, i cili u aksidentua sot në mëngjes, ka lëndime të rënda, por se është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Indeksi kroat, transmeton FrontOnline.

Ai tha se Bonozicit i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Vinkovci dhe do të transferohet në Spitalin e Osijekut.

“Ministri ka lëndime të rënda fizike, sipas vlerësimeve fillestare të mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Miliq.

Ndryshe, Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon, ku si pasojë ka vdekur shoferi i furgonit./FrontOnline/

Komento: