Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime rreth programit financiar IPA me BE-në

15:38 | 04 Dhjetor 2024
qeveria-mban-mbledhje-elektronike,-merr-disa-vendime-rreth-programit-financiar-ipa-me-be-ne

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa nisma rreth Marrëveshjes Financiare me BE-në për programin IPA.

Më poshtë janë vendimet që u morën në këtë mbledhje:

Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë”.

-Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.

-Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë”.

-Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa 2.

-Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.

Komento: