Qeveria mban mbledhje, miraton programin për Reforma në Ekonomi 2024 – 2026

19:17 | 15 Janar 2024
qeveria-mban-mbledhje,-miraton-programin-per-reforma-ne-ekonomi-2024-–-2026

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, kësaj radhe në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës Sh. A., sipas të cilit në vend të z. Fadil Bejta, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet znj. Hyrmete Mydyti.

Është miratuar programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026.

Në mbledhje është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10 janar 2024 sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1. të vendimit.

Sipas njoftimit, pikat tjera të vendimit të Qeverisë Nr.08/182 të datës 10.01.2024 mbesin të pandryshuara.

Komento: