Qeveria mban mbledhjen e rradhës, diskutohet për Arian Dacin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Qeveria mban mbledhjen e rradhës, diskutohet për Arian Dacin

09:54 | 29 Janar 2019

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e rregullt ku do të ketë disa pika të ditës si reformat e ekonomisë e bashkëpunimi ekonomik me Republikën e Bullgarisë, të cilat do të diskutohen dhe miratohen për zbatim.

Në mesin e tyre si pikë e dytë, pas aprovimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara është edhe ndarja e mjeteve financiare për familjen e ish’Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit që ndërroi jetë tragjikisht në Brezovicë të dielën.

Në rend të ditës janë edhe shyqrimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjistaliv të vitit 2019’të të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu edhe propozim vendimi për themelimin e Komisionit Disiplinor për drejtorin e agjencisë qendore të Prokurorimit në Ministrinë e Financave e ndryshim plotësimi i vendimi të Qeverisë lidhur me kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Komento: