Një minutë heshtje për policin e që humbi jetën në krye të detyrës është mbajtur nga Qeveria e Kosovës.
Haradinaj ka ngushëlluar dje familjen Demaj dhe ka vlerësuar lart veprën e policit Demaj, edhe në luftën e UÇK-së, edhe në Kosovën e pasluftës.
“Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minutë heshtje”, ka shkruar Haradinaj.
Polici Izet Demaj është qëlluari nga një grabitës, i cili po tentonte të kryente vjedhje në një bankë në qendër të Istogut.
Nga gjuajtja me armë ka humbur jetën edhe grabitësi.