Qeveria mban një minutë heshtje për policin e rënë në krye të detyrës

09:18 | 28 Dhjetor 2018

Një minutë heshtje për policin e që humbi jetën në krye të detyrës është mbajtur nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj ka ngushëlluar dje familjen Demaj dhe ka vlerësuar lart veprën e policit Demaj, edhe në luftën e UÇK-së, edhe në Kosovën e pasluftës.

“Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minutë heshtje”, ka shkruar Haradinaj.

Polici Izet Demaj është qëlluari nga një grabitës, i cili po tentonte të kryente vjedhje në një bankë në qendër të Istogut.
Nga gjuajtja me armë ka humbur jetën edhe grabitësi.

Komento: