Qeveria mban një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

10:26 | 08 Shkurt 2023

Qeveria e ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të cilët humbën më të dashurit të tyre”, tha kryeministri Albin Kurti.

Kurti tha se Kosova është pranë Turqisë dhe e gatshme për mbështetje.

Komento: