Qeveria mblidhet nesër: Në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

21:14 | 29 Mars 2026
qeveria-mblidhet-neser:-ne-rend-dite-dergimi-i-fsk-se-ne-gaza

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të shtatë më 30 mars, e hënë në orën 09:00, ku në rend dite janë një sërë vendimesh.

Në fillim të mbledhjes, pritet të shqyrtohet propozimi për ndarjen e shpërblimit për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, si dhe miratimi i pagesës së pagës së 13-të për punonjësit që financohen nga Buxheti i shtetit.

Një nga pikat e rendit të ditës është edhe propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për t’i kërkuar Kuvendit dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza

Komento: