Qeveria mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Qeveria mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

09:35 | 01 Korrik 2020

Sot mblidhet qeveria, këto janë pikat e rendit të ditës.

Qeveria do ta mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00.

Në rend të ditës, që ka gjithsej shtatë pika, është edhe shqyrtimi i Propozim-Vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore për financimin e “Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për Sigurinë e Ujit”.

Në mbledhjen e sotme pritet të shqyrtohen edhe Propozim-Vendimi për themelimin e Komisionit të Ankesave për të Huajt dhe ai për themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë.

Komento: