Qeveria me masa të reja lehtësuese për Covid-19, lejohet pjesëmarrja e qytetarëve në ceremonitë fetare

22:11 | 25 Shtator 2020

Qeveria lejon pjesëmarrjen e qytetarëve në ceremonitë fetare.

Qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja lehtësuese për COVID-19.

Në një nga pikat e aprovuara, është edhe lejimi i ceremonive fetare, por në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga koronavirus.

“Qytetarëve të Kosovës u lejohet pjesëmarrja në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, në objektet fetare dhe jashtë tyre në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte”, thuhet në pikën 10 të vendimit.

Komento: