Qeveria me projekt-udhëzim-administrativ për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës

09:28 | 09 Gusht 2023
qeveria-me-projekt-udhezim-administrativ-per-ndalimin-e-pjesemarrjes-se-femijeve-ne-klubet-e-nates

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë.

Kjo mbledhje pritet të nis nga ora 10:00.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në rend dite do të jenë 12 pika.

Në mesin e 12-të pikave, do të shqyrtohet Projekt-udhëzimi Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për ndalimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe hapësirave tjera të ngjashme.

Ky projekt udhëzim-administrativ vjen pas dy rasteve të fundit ku në dy lokale në Prishtinë dhe Klinë humbën jetën dy persona.

Komento: