Qeveria merr katër vendime në mbledhje elektronike

09:08 | 10 January 2025
qeveria-merr-kater-vendime-ne-mbledhje-elektronike

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilin ka miratuar:

Kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit;

Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026;
Programin e Pronësisë Industriale 2025-2027;

Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.

Komento: