Qeveria merr këtë vendim për shtesat e punëtorëve shëndetësorë

11:21 | 26 Janar 2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për vazhdimin e shtesave prej 10 për qind për punëtorët shëndetësorë.

Shtesat do të vazhdohen për gjashtë muaj, pra deri në muajin qershor apo siç tha ministri Murati, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

“Ky është vazhdim i vendimit të vitit të kaluar vetëm se këtë vit kemi vit të ri fiskal… kjo shtesë është për gjashtëmujorin e parë”, deklaroi Murati në mbledhjen e Qeverisë.

Vendimi për shtesa prej 10 për qind nuk ishte mirëpritur nga punëtorët shëndetësorë, të cilët madje kishin mbajtur grevë tetë-orëshe dy muaj më parë.

Komento: