Qeveria merr vendim, ndan 20 mijë euro për Katedralen Notre Dame – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Qeveria merr vendim, ndan 20 mijë euro për Katedralen Notre Dame

12:36 | 18 Prill 2019

Qeveria e Kosovës ndan 20 mijë euro për Katedralen Notre Dame.

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e saj.

Si pikë e parë e rendit të ditës është vendosur ndarja e mjeteve financiare për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Me këtë rast, Qeveria ka ndarë 20 mijë euro në shenjë solidariteti dhe përkrahjes për rindërtimin e saj, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Mjetet ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje, qeveria ka zgjedhur Burim Ramadanin, koordinator nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!