Qeveria merr vendim: Nga 300 euro për punëtorët shëndetësor që po ballafaqohen me pandeminë

11:42 | 29 Korrik 2020

Vendos qeveria: Nga 300 euro për punëtorët shëndetësor që po ballafaqohen me pandeminë

Qeveria e Kosovës vendosi sot për ndarjen nga 300 euro si shtesa mujore për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë ekspozuar drejtpërdrejtë ndaj rrezikut të infektimit gjatë punës së tyre, në trajtimin e pacientëve lidhur me virusin COVID-19.

Sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami, këto mjete do tu ndahen mjekëve dhe infermierëve për muajt korrik dhe gusht të vitit 2020.

“Ne propozojmë që infermierëve dhe mjekëve t’i ndahen shtesa nga 300 euro. Ky vendim parasheh kompensim për korrik dhe gusht, stafin që kanë qenë aktiv për këta muaj”, tha ajo.

Po ashtu ajo falënderoi stafin shëndetësor për gjithë kontributin e dhënë.

Ky vendim i Qeverisë vjen pasi që Kushtetuesja ka vendosur për ligjin për Paga.

Qeveria kishte bërë të ditur se do të vendosë që kjo kategori të marrë shtesa në një mbledhje të veçantë të ekzekutivit.

Komento: