
Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për miratimin e dhënies së pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky hap vjen si vlerësim për punën e shërbyesve publikë dhe si përmbushje e një zotimi të dhënë më parë. Sipas tij, ky vendim është një shprehje konkrete e mirënjohjes për kontributin e tyre në funksionimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
“Siç kemi premtuar, po e realizojmë këtë zotim duke dëshmuar se përgjegjësia ndaj punëtorëve përkthehet në veprime konkrete. Pagesa e 13-të synon të mbështesë mirëqenien e familjeve të tyre dhe të lehtësojë barrën e tyre ekonomike,” deklaroi Kurti.
“Vendimi është marrë duke ruajtur qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhimin e përgjegjëshëm të buxhetit të shtetit”, shtoi Kurti./Insajderi