Qeveria miraton Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse

11:23 | 11 Shtator 2024
qeveria-miraton-programin-kombetar-per-mbrojtjen-gjitheperfshirese

Qeveria e Kosovës miratoi sot Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse.

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se programi synon të ndërtojë qendrueshmëri kombëtare në mënyrë që shoqëria të përgatitet të rezistojë, reagojë e të rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore a sulmeve të armatosura.

Ai shtoi se ky program u hartua bazuar në sisteme të ngjashme që aplikohen në vende të ndryshme të NATO-s.

Komento: