Qeveria miraton projektligjin për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar

11:45 | 03 Prill 2026
qeveria-miraton-projektligjin-per-masat-per-produktet-baze-ne-treg-te-destabilizuar

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është votuar Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Projektligjin e ka prezantuar ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

“Sa i përket vendimmarrjes, për këto masa parashikohet themelimi i një bordi të pavarur për masat e përkohshme për rregullimin e çmimeve, i cili do të emërohet nga Kuvendi dhe do t’i raportojë atij. Në projektligj janë përcaktuar edhe kushtet për emërimin e anëtarëve të bordit, kompetencat e tij, si dhe procesi i vendimmarrjes””, tha Kusari-Lila./EO

Komento: