Qeveria miraton rregulloren që përmban 19 nene

21:03 | 30 Prill 2021

Qeveria e Kosovës ka miratuar rregulloren për përcaktimin dhe pranimin e rasteve të sinjalizuesve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është votuar para dy vitesh, por që nuk është nxjerrë rregullorja, prandaj kanë përshpejtuar miratim e saj.

“Rregullorja përmban 19 nene, ku rregullon të drejtat e sinjalizuesve”, tha ajo.

Pro miratimit të kësaj rregullore kanë votuar të gjithë anëtarët e kabinetit qeverisës.

Komento: