Qeveria miraton vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Qeveria miraton vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji

16:49 | 23 Shtator 2022

Qeveria e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen elektronike ku edhe ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji.

Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është shtuar se përmes këtij vendimi, qeveria i propozon kuvendit zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Ky vendim është marrë me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme.

Komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji.

Përmes këtij vendimi, Qeveria i propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës, zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme.

Zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes se kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike. Mungesa e energjisë, vjen si pasojë e vjetërsisë së kapaciteteve aktuale gjeneruese, investimet parciale në këtë sektor dhe rritja e vazhdueshme e konsumit. Kjo shtron nevojën emergjente të zgjatjes së masave për 30 ditë, për shkak të nevojave që mund të paraqiten nga pasojat e krizës energjetike ndërkombëtare.

Komento: