100 euro pensionistëve, studentëve e punëtorëve të sektorit publik, jo atyre privat.
Kryeministri Albin Kurti ka treguar për pakon e re ekonomike, me të cilën do të ndihmohen kategoritë e ndryshme.
Pensionistët do të mbështeten me 100 euro shtesë, zyrtarët publik do të marrin shtesë prej 50 eurove duke filluar nga muaji shtator, kurse punëtorët në sekotrin publik do të marrin shumën prej 100 eurove.
100 euro janë planifikuar edhe për studentët, të cilët planifikohet t’i marrin në muajin nëntor.
Për punëtorët e sektorit privat, Qeveria nuk ka parashikuar shtesa, por kanë thënë se nëse punëdhënësi rrit pagat për punëtorët, gjysma e vlerës së rritur do të subvencionohet, deri në 100 euro.
“Për pensionistët do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove, kurse familjet në asistencë sociale do t’i mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj”, ka thënë Kurti.
Tutje, ai shtoi se përmes pakos për përballjen me infacion do të ndahen rreth 150 milionë euro, njofton Klankosova.
“Në muajt në vijim do të ndajmë rreth 150 milionë euro për pakon për përballjen me inflacion, ku përmes masës së subvencionimit të atyre që kursejnë energji, do të përfitojnë të gjitha familjet, rreth 300 mijë, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë”, u shpreh kryeministri.