Ndahen 100 mijë euro për punëtorët e sektorit publik që s’i kanë marrë shtesat prej 100 euro.
Qeveria ka miratuar propozim-vendimin e ministrisë së Financave që të ndahen 100 mijë euro shtesë në kuadër të mbështetjes për qytetarë.
Ministri Murati tha se ndarja 100 mijë euro është në kuadër të shumës 7.3 milionë dhe përfshinë mbështetjen për kategorinë që kanë mbetur pa u dalë shtesat në raundin e pare.
“Ky propozim-vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak që kishte të bënte me ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik dhe bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në raundin e parë dhe kësisoj duhet të ketë mjete shtesë prej 100 mijë euro pra nga ndarja prej 7.3 milionë euro duhet të bëhet 7.4 milionë euro ky është plotësim-ndryshimi në mënyrë që të përmbushen të gjitha obligimet që dalin sipas vendimit”, tha Murati.
Kabineti qeveritar votoi me shumicë votash këtë propozim-vendim.