Qeveria ndan 19 milionë euro për faturat e konsumatorëve

22:52 | 20 Shtator 2022

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në formë elektronike dhe ka marrë disa vendime.

Ndër këto vendime, është edhe ai për ndarjen e mjeteve prej 19 milionë eurove në lidhje me Subvecionimin e Energjisë Elektrike.

Po ashtu, 6 milionë janë ndarë për subvencionimin e zbatimit të masave të efiçiensës së energjisë elektrike.

“Është miratuar vendimi për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 19 milionë eurove, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, në kuadër të masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike. Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, e cila do të reflektohet në faturat e konsumatorëve. Po ashtu, në kuadër të masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, janë ndarë 6 milionë euro, me qëllim subvencionimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjis”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Komento: