
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar vendim që të ndajë 6 milionë euro shtesë për projektin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po vazhdon punimet me intensitet të lartë në këtë rrugë, raporotn eo.
“Ministria përgjegjëse për Infrastrukturë është angazhuar që punimet të vazhdojnë me intensitet të lartë, andaj duke e konsideruar dinamikën aktuale të punimeve sjellim para jush për aprovim ndarjen e mjeteve shtesë për këtë rrugë”, ka theksuar Kurti.