Qeveria ndan afër 13 milionë euro për subvencionimin e materialeve mësimore

16:46 | 30 Gusht 2023
qeveria-ndan-afer-13-milione-euro-per-subvencionimin-e-materialeve-mesimore

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtë mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje ka qenë vetëm një pikë e rendit të ditës.

Kabineti qeveritar ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.

Komento: