Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike, në të cilën mori tri vendime.
Së pari, qeveria aprovoi rregulloren për procedurat dhe kushtet e financimit të organizatave sportive.
Qeveria gjithashtu ndau 1,108,529 euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive të merren me bujqësi, sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Vendimi i tretë i qeverisë ishte aprovimi i kërkesës për kursim dhe ndarje, nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.