Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për paga dhe shtesa për muajin nëntor

19:20 | 29 Nëntor 2023
qeveria-ndan-mbi-7-milione-euro-per-paga-dhe-shtesa-per-muajin-nentor

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike të 175, ka njoftuar zyra e kryeministrit

ZKM-ja ka treguar se janë ndarë 7,054,092.00 € për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2023.

”Miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komento: