Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët në Kosovë

12:05 | 13 Dhjetor 2023

Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 178-të me radhë.

Në këtë mbledhje janë marrë një sërsh vendimesh nga ana e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme të miratojë vendimin për ndarjen e 100 eurove për fëmijët në Kosovë.

Në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, kryeministri Kurti bëri të ditur se qeveria dëshiron që të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro.

Sipas Kurtit, është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes.“Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve”. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë” – tha Kurti.

Po ashtu në fjalën e tij para anëtarëve të kabinetit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për ndarje të buxhetit shtesë për FSK-në.

Komento: