Qeveria ndanë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj

12:33 | 28 Dhjetor 2018

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që familjes së policit që humbi jetën dje në Istog t’i ndahen 15 mijë euro.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka propozuar ndarjen e kësaj shume, e cila kërkesë është miratuar unanimisht nga kabineti qeveritar.

Izet Demaj do të varroset nesër në Vrellë të Istogut pas rënies në krye të detyrës në tentim për të penguar një vjedhje që ndodhi dje në qendër të Istogut.

Komento: